Rreth Nesh
ALBAKOS është agjencion doganor i themeluar në vitin 1999. Për 20 vite me radhë, ky agjencion ka operuar me përkushtim dhe ndershmëri të madhe duke demonstruar qëndrueshmëri, efikasitet të plotë dhe besueshmeri në treg. Albakos aktualisht operon pothuajse 100% në mënyrë digjitale dhe ka një numër të konsiderueshëm të klientëve. Kënaqshmëria e tyre është motiv i cili na shtyen të punojmë me dedikim, profesionalizëm, shpejtësi dhe korrektësi të plotë gjë e cila fatmirësisht vlerësohet shumë nga ta.
Shpedicion
Eksport i rregullt, (EX1)
Eksport i përkohshëm (EX2)
Rieksport (EX3)
Import i rregullt (IM4)
Import i përkohshëm (IM5)
Riimport (IM6)
Depo doganore (IM7)
Shërbimet tjera
- Tranzit T1 dhe T2
- Përgatitja e dokumenteve për tranzit apo zhdoganim të mallërave.
- Dërgimi në mënyrë elektronike i fletëpagesave të taksave importuese të cilat gjenerohen nga sistemi i Asycuda-s
- Përgatitje e ankesave eventuale për rivlerësim të taksave doganore, apo e ndonjë kërkese tjetër për procedura doganore (lirime, lejime, etj).
Transport
Transport
Ne ofrojmë transport Tokësor, Ajror, si dhe atë Detar për regjion, Europë, Azi, Afrikë, dhe Amerikë.
Transporti ajror
Transporti ujor
Transporti tokësor
Kërkesë për transport
Konsulencë
Misioni ynë është që të ofrojmë shërbimet më cilësore të mundshme pranë Doganave te Kosovës andaj një faktor kyc është konsulenca e klientëve me kohë për procedurat, legjislacionin, dhe rrugët që duhet ndjekur që të mos bien ndesh me ligjin ne fuqi në Kosovë. Sot, informata është pasuri dhe ne kemi kënaqësinë që këtë informatë ta ndajmë me klientët tanë.
Incoterms
Dallimet në praktikën tregtare përkitazi me komentimet e rregullave zakonore në vendet e ndryshme të botës kanë sjellë nevojën e definimit të termave të cilat përdoren në tregtinë e jashtme. Shih për këtë OEN (Oda Ekonomike Ndërkombtare) që nga verzioni i parë mbi “INCOTERM”-at radhazi disa herë ka bërë revizionimin e tyre. Këto paraqesin një përmbledhje të rregullave ndërkombëtare që përdoren në afarizmin tregtar me botën e jashtme, para se gjithash te përcaktimi i pariteteve te kontratat mbi transportin dhe sigurimin ndërkombtar të mallrave. Andaj, komentimi i unifikuar i këtyre termave eviton mundësinë e komentimeve të lloj-llojshme në vende të ndryshme duke sjellë deri te mos marrëveshjet dhe kontestet ndërmjet palëve kontraktuese e që konsiston nëhumbje të kohës dhe parasë.
Inkoterms-at kanë të bëjnë me marrëdhëniet në mes të blerësit dhe shitësit në bazë të kontratës së shitëblerjes. Meqë nuk i definojnë të gjitha modalitetet e transaksionit të tregtisë së jashtme por vetëm cështjet themelore të cilat ndërlidhen me elementet qenësore të kontratës së shitblerjes në njërën anë dhe në kombinim me kontratat tjera të cilat janë të domosdoshme për realizimin e veprimit të caktuar në tregtinë e jashtme sic janë kontratat mbi transportin, sigurimin, dhe financimin në anën tjetër.
Duke pasur parasysh që ekzistojnë disa verzione të Incoterma-ve sic I përmendëm më parë, me rastin e përdorimit të tyre patjetër duhet theksuar verzioni konkret që është përdorur (psh.”Incoterm-at 2000”).
Shpesh në praktikë ndodhë që palët kontraktuese me dëshirë që t'i precizojnë termat e caktuara nga Incoterm-at vetë termit i’a shtojnë edhe disa fjalë. Incoterm-at nuk përmbajnë kurrfarë udhëzimesh mbi këto ndajshtesa, andaj këto janë burim i mosmarrëveshjeve dhe bijnë ndesh me funksionin kryesor të Incoterm-ave.
Mu për këtë çdo term i shtuar përbri Incoterm-it duhet që posaçërisht dhe në mënyrë precize të sqarohet me kontratë. Në qoftë se është i nevojshëm ndonjë precizim tjetër shtesë, duhet patjetër të përdoren shprehjet nga Konventa e KB mbi kontratat e shitblerjes ndërkombëtare të mallrave (CSIG) të 1980. Palët kontraktuese që dëshirojnë t'i evitojnë mosmarrëveshjet që mund të lindin nga marrëdhëniet e tilla ndërkombëtaremund t'i drejtohen Arbitrazhit të OEN-it.